Sekuestrohet veza gjigande e një zogu elefant

Një 45-vjecari të papunë i është sekuestruar një vezë gjigande e legjendarit Aepyornis Maximus, një zog elefant më shumë se tre metër i lartë dhe gjysmë tonelate i rëndë që ka jetuar në periudhën e akullnajave në Madagaskar dhe kjo vezë ka vlerën 100 mijë dollarë.
Ky 45-vjecar u përpoq ta kalonte në aeroport si një dhuratë dasme por në mënyrë të menjëhershme iu sekuestrua dhe akuzohet për kontrabandë. Ai rrezikon 4 vite burg dhe gjobë mbi 5 mijë dollarë./E.B
Add new comment