Nëna e Whitney Houston thyen heshtjen duke treguar të vërtetën e gjendjes së mbesës së saj.
Pas thuajse dy muajsh gjyshja e Bobbi Kristina Brown ka dhënë një intervistë në radio duke treguar të vërtetën e gjendjes së mbesës së saj.
Cissy Houston e lënduar nga ajo që ndodhi tregon:’Ajo vazhdon te jetë njësoj. E shpërngulëm nga spitali ku po qëndronte në një qendër rehabilitimi, dhe ende nuk kemi asnjë shpresë. Që nga momenti që kam parë mbesën time në ate gjendje kam bërë vetëm një gjë, i kam kërkuar personave që njoh që t`i luten Zotit për Kristinën, vetëm ai mund të bëjë një mrekulli.’
Më 31 janar të këtij viti Bobbi Kristina Brown është gjetur e pavetëdijshme në vaskën plotë me ujë, ajo kishte konsumuar lëndë narkotike në tentative për tu vetëvrarë./E.B
Add new comment