Kjo vajzë duhet të mësojë të jetë e vendosur! Shihni ç’ndodh me procesin gjyqësor të Khloe Kardashian.
Khloe Kardashian i është drejtuar gjykatës për tu divorcuar një herë e mirë nga Lamar Odom vitin 2013, dhe kjo cështje ende nuk është mbyllur, dhe jo, këtë herë jo për shkak të ‘neglizhencës’ së gjykatës.
Është pikërisht Khloe ajo që kërkoi të ndahej përfundimisht nga Lamar, duke qenë se ai nuk hoqi dorë nga konsumi i lëndëve narkotike, dhe e tradhëtoi disa herë, dhe është po Khloe ajo që nuk dëshiron finalizimin e divorcit, pavarësisht iniciativës. Për udhëtimin e saj në Armeni (ku ndodhet aktualisht me familjen) Khloe ka përdorur mbiemrin e ligjshëm që është ai Odom, dhe nuk ka ndërmend ‘ta heq qafe’. Një burim ka bërë me dije:’Ajo thjeshtë nuk dëshiron të divorcohet, nuk do të bëjë asgjë për tu ndarë nga Lamar.’
Ndërkohë që redaksia e lajmeve TMZ, konfirmon se gjykata po e shtyn këtë cështje për shkak të dokumentave që Khloe duhet të dorëzojë, dhe i ka lënë pas dore./E.B
Add new comment