E dhimbshme! Historia e Miss Venezula dhe avokates, që përfundon në endacake!

Postuar në 22 Maj, 2015 06:40

Damarys Ruiz, për fat të keq ështe ndarë nga jeta dhe në një menyrë të tmerrshme. 68-vjecarja në vitin 1973 u shpall Miss Venezuela, dhe dallonte për gjatësinë e saj, e bukurinë, për më tepër jurinë e atij kompeticioni e bëri për vete dhe me inteligjencën. Duke mos u mjaftuar vetëm me një titull Damarys studioi në fakultet për drejtësi, duke u diplomuar si avokate.

 

Në pamundësi për të nisur një karrierë në fushën e saj, jeta e Damarys filloi të bëhej shumë e vështirë. Ajo jetonte vetëm me vëllain i cili ishte shumë xheloz për të dhe në disa raste ka ushtruar dhunë fizike, pavarësisht se Damarys telefonoi gjithnjë policinë ata kurrë nuk gjetën zgjidhje. Kjo e detyroi që të largohej nga shtëpia, dhe 15 vitet e fundit të jetës t’i kalonte duke jetuar në rrugë.

 

Për fat të keq u mësua se sot ajo u nda nga jeta dhe asnjë nga famjiljarët e saj nuk ka shkuar në morg për të identifikuar trupin e Damarys. Një mike e saj thotë:’E takoja ate 2-3 herë në javë, ishte një person me llogjikë të fortë,më pëlqente të bisedoja, ishte e zgjuar dhe kishte argument për gjithcka. Ishte një femër e bukur si fizikisht ashtu dhe shpirtërisht.’/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.