As emrin nuk i përmend: Salma Hayek vjell vrer ndaj Donald Trump!

Postuar në 31 Korrik, 2015 04:02

Aktorja Salma Hayek është shumë e indinjuar pas komenteve të fundit që biznesmeni Donald Trump bëri  rreth emigrantëve meksikanë.

Salma e cila nuk dëshiron t`i përmendi as emrin atij ka thënë:’Jam koshiente që ai do të thoshte gjithcka për të tërhequr vëmendje dhe për të krijuar reklamë rreth vetes. Në qoftë se dicka përbën publicitet, do të cuditesha nëse ai nuk do ta bënte apo thoshte.  Majde do të surprizohesha nëse do të bënte dicka që në vetvete përmban kurajo, dhe është domethënëse. Komentet e tij nuk ishin aspak të tilla.

Gjithcka që ai tha,  nuk kam ndërmend t`i përsëris dhe as të them emrin e tij seose nuk dua t`i jap vëmendje ekstra.’/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.