Të Kripura
Krizë e re në Partinë Socialiste. Rama cakton Spartak Ngjelën, kryeredaktor të "Zëri i Popullit", part time. Kjo edhe pse nga një sondazh i brendshëm rezultonte se 95% e bazës nuk e di kush është aktualisht kryeredaktor
S'ka Mukje për reformën në drejtësi. Avokat Spartak Ngjela njofton vendimin e aleatëve për "kapërcimin e Shkumbinit" në gusht. Me siguri që nuk do të vonojë as çlirimi i Tiranës
Populli shqiptar kërkoi drejtësi – Amerika ja dha. A nuk është ky afirmim i sovranitetit?
Ambasadori amerikan Donald Lu tha se me reformën në drejtësi fitoi populli shqiptar! Dhe se për reformën në drejtësi protestuan qindra shqiptarë. Donald Lu është i vetmi nga aktorët e përfshirë që po shpall fituesit, ndërkohë që politika po ndan meritat. Ja pra që sovraniteti thjesht ka ikur nga dhoma e Hartave për të dalë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Yllkat e partisë, Flamurtare të Mësimeve të shokëve Edi dhe Ilir, ose le t'i quajmë Edlir...
Fiksimi i qeverisë me numrin(shifrën) 22
Tarifa e koncesionit të skanimit në dogana - të cilin "nuk dihet" se kush e ka, u ul në 22 euro nga 39 që ishte.
Tarifa e patatueshme e blerjeve online u bë sërish po 22 euro.
Rastësi, apo dikujt i hyn në ekuacion kjo shifër?!
Skenari i muajit: Kryeministri do kërkojë mocion besimi me synim rrëzimin e tij dhe kalimin në zgjedhje të parakohshme. Rast unik kur edhe për të rënë nga pushteti të duhen aleatë
Njoftim për të gjithë progresistët: Pas pak do të publikojë një status Spartak Ngjela. Do të jetë për planet e SHBA në Shqipëri, ashtu siç i nuhat Avokati. Thuhet se diçka do shkruajë edhe Majko, por e ka me dy mendje, se nuk dihet nga po shkon kjo punë
Sondazhi/A do ta votonin socialistët Berishën po të ishte kryetar i PS-së?
Po
Jo
Gjithnjë
Do t'i ngrinin këngë
Lexojeni dhe reflektoni! Është falas për popullin që të dalë nga errësira
Profesioni: Patriote
"Origjina": Drejtoria e Doganave
Hobi: Të zhdukë varfërinë