Të Kripura
Cekja i Beratit refuzon kryeministrin Edi Rama
- Luli! Më mori Rama në telefon dhe më tha: Bëj një video si ajo e banakut, por kësaj radhe me kazanin. D.m.th unë të thosha: O të keqen o kazan!
- I thashë: "Noku në banak ishin qindarka, këtu janë miliona. Pastaj ça roli të loz unë aty?
- Ça të duash, - më tha, - vetëm nxirre mirë kazanin se mua nuk po më ecën.
- E di ça i thashë o Luli? Se ty dua të ta them se më dukesh si Lule dele? I thashë: Dakord, do bëj rolin e taksixhiut që kalon natën afër kazanit e aty lëmë takim bashkë.
- Po unë ç'dua aty, - më tha.
"Pra të jemi të qartë: LSI-ja është parti e majtë. Parimi ynë i ri: Ua marrim të pasurve dhe ua japim të varfërve. Kuptohet mbajmë komision"
Plehra kemi, duhen kazanë
Sot dita u hap me një lajm nga gazeta “Shekulli”, e cila na informonte se dy baxhanakë, që janë drejtorë policie në nivel qarku merren me drogë. D.m.th që mbikëqyrin që çdo gjë të shkojë vaj në parcela derisa bima të bëhet gati për t’u trafikuar. Për shumëkënd që jeton e shëtit nëpër Shqipëri, kjo nuk është akuzë, por një gjë që dihet. Por kur e thotë këtë një gazetë që posedohet nga Koço Kokëdhima, ish-deputet dhe ushë-heqës i kryeministrit, ndryshon puna.
Protestuesit shpallin dy Qytetarë Nderi të Kazanit
"Ça bën ky i çmenduri? Unë kërkova legalizim hashashi, ky legalizon plehrat". "S'ka gjë Koço se ne importojmë plehra, por kjo nuk ndalon eksportet tona"
Këta kazanë mund të dalin në ankand, nëse qeveria do të rrëzohet për plehrat. Thirrje modeste kjo për Ministrinë e Kulturës...
Si "Lulëkuqet mbi mure", Bashkia lyen koshat me emrin e Edi Ramës. I devotshmi Veliaj nuk zhgënjen asnjëherë
Sali, a i jep një të rrahur këtij kryeministri si dikur në ’90-ën?
Sali! Të drejtohem me emër pse të zezat që i bëre këtij vendi nuk ma nxënë në gojë fjalën zotëri për ty. Përndryshe, për moshën që ke dhe si doktor do të të respektoja.
Nuk ma kishte marrë mendja kurrë në këtë botë se do të të drejtohesha ty me një lutje që nuk ka të bëjë me ndonjë hallin tim, por me një hall që po na zë të gjithëve. Llafin ta kam për ligjin e plehrave të botës që po na i poftis kryeministri, të cilin e kam votuar, njësoj si partinë që drejton.
Zullumet e Kokëdhimës dhe soji i socialistit
Para ca ditësh bëri bujë një ngjarje në takimin e Koço Kokëdhimës në PS-në e Vlorës. Një drejtues i Forumit Rinor Eurosocialist, diçka që thuhet se ekziston me të vërtetë, Klajdi Myzaferaj, kundërshtoi prezencën e Kokëdhimës dhe në mënyrë demonstrative u largua.
Edhe deputeti i qarkut Fatmir Toçi doli e dha një intervistë ku ia qëndiste Kokëdhimës të gjitha, në një deklaratë shfryrjeje për të gjitha frustrimet që mentori i dikurshëm i Edi Ramës i ka shkaktuar që nga ardhja e PS-së në pushtet.
Shpërthime
Është kohë shpërthimesh. Madje shpërthime me magnitudë mediatike në kufijtë e katastrofës edhe pse asnjë dëm nuk duket në suvanë e vjetër të politikës.
Pak kohë më parë shpërtheu Tom Doshi kur akuzoi Ilir Metën se donte ta vriste. Shpërthim që çoi asgjëkundi.
Më tej shpërtheu Donald Lu kur foli për kriminelë në politikë e në Parlament. Diçka u bë, por jo kushedi çë.
Shpërtheu më vonë Ben Blushi. Bëhej fjalë për votën dhe statutin e PS-së. Kështu u tha në publik, se pale ça bëhet nga pas...