Të Kripura
Shqipëria ka ndryshuar dhe ka rilindur: Nga aleanca e shelegut kemi kaluar tek aleanca e ngjalave
Kjo është piktura "Çeta e Shahin Matrakut" e Spiro Xegës. Ajo paraqet një çetë gjobvënësish që qeverisin monopatet me grabitje. Titulli është metaforik(vërtet?), ndonëse ai merr shkas nga roli që disa njerëz kanë marrë Parlamentin e sotshëm. Duke patur parasysh këtë ju ftojmë të gjeni Taulant Ballën, Erjon Braçen dhe Sajmir Tahirin.
Urgjente/Edi Rama urdhëron rikthimin në detyrë të Koço Kokëdhimës.
Zgjedhja zyrtare e Trump si president i SHBA-së në Kolegjin Zgjedhor e ka bërë eminent unitetin për përballimin e kërcënimeve që vijnë nga ky zhvillim. Kokëdhima është një gjetje e mirë për të krijuar disa fije me administratën e re amerikane: biznesmen, njeri i mediave dhe një admirues i Rusisë. Këto cilësi e kthejnë Kokëdhimën në një aset për Edi Ramën.
Hakerat rusë sabotojnë Vettingun
Duke kërkuar Taksixhiun Këshilltar me "Google Maps"
Mimi Kodheli cakton dinakërisht Bujar Nishanin Kryeredaktor të gazetës "Ushtria”. Komandanti merr vendim: Do lë mustaqe prapë
Ministrja e Mbrojtjes shpalli se Forcat e Armatosura kanë një betejë serioze me blogerët, hackerët dhe komentuesit e urrejtjes. Me aq sa mundet të kuptojmë, Bujar Nishani i bie të jetë Kryeredaktori i redaktimit të kësaj përballjeje online, me Mimin si reportere nga terreni. Thuhet se Nishani e ka përjetuar keq këtë zhvendosje në strategji. Ndonëse roli i ri i shkon pas heqjes së mustaqeve, Presidenti mbetet Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pozicion që nuk përputhet shumë me artin e ndërlikuar të komandimit të Fjalës.
Zoti Prokuror e lexove Erjon Braçen?
Zoti prokuror e ke lexuar Erjon Braçen? Mos qeshni zoti Prokuror, se kështu kemi qeshur të gjithë. Lexojeni dhe veproni, vendosni shtet në këtë vend. Arrestoni Sali Berishën se ka dashur të vrasë Edi Ramën, po qe se ky në 21 janar do bënte një hap më tutje nga ç’bëri.
Ilir Beqaj zbulon arsyen pse Majko është kaq entuziast për Vettingun: I kanë dalë mirë të gjitha analizat e check up-it falas. Për çdo gjë...
Majlinda, ja tani u rrëfeve...Sikur të mos dilje më në media ca kohë! Si mendon?
Si fundjavë që është, leximi i mediave është më i çlirët dhe priret të drejtohet nga lajme me pehash politik neutral. Kjo është arsyeja që sot kureshtja u kënaq që në mëngjes me një titull që fillonte me: Rrëfehet...
Sapo mendja të thotë se kemi të bëjmë me ndonjë dossier, fjala e dytë urdhëron përgënjeshtrimin përmes emrit kumbues: Majlinda Bregu.