Mimi Kodheli cakton dinakërisht Bujar Nishanin Kryeredaktor të gazetës "Ushtria”. Komandanti merr vendim: Do lë mustaqe prapë

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 16:08

Ministrja e Mbrojtjes shpalli se Forcat e Armatosura kanë një betejë serioze me blogerët, hackerët dhe komentuesit e urrejtjes. Me aq sa mundet të kuptojmë, Bujar Nishani i bie të jetë Kryeredaktori i redaktimit të kësaj përballjeje online, me Mimin si reportere nga terreni. Thuhet se Nishani e ka përjetuar keq këtë zhvendosje në strategji. Ndonëse roli i ri i shkon pas heqjes së mustaqeve, Presidenti mbetet Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pozicion që nuk përputhet shumë me artin e ndërlikuar të komandimit të Fjalës. Burime thonë se Nishani ka marrë vendim të lërë mustaqet prapë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.