Në Vëmendje
A po e miraton heshturazi qeveria ikjen e shqiptarëve?
Enver Robelli sillte në opinionin e tij të sotshëm në “Koha Ditore” edhe një fragment nga intervista e kryeministrit shqiptar, Edi Rama me gazetën “Süddeutsche Zeitung”: “Ne nuk jemi si Zvicra. Por ne as që duam të jemi si Zvicra, sepse kjo do të ishte monotone. (...) Është e tmerrshme të shohësh se si disa vende të mëdha dhe të pasura po dështojnë t’i pranojnë refugjatët. BE-ja sot duket si një federatë përplot me egoistë që mendojnë vetëm për kombet e tyre. Jo si familje me vlera të njëjta, e cila bashkëpunon.
Video/3 milionë irakenë të zhvendosur për shkak të ISIS(video)
Rama, shfaqet ekzotik për italianët: Me gjyshe veneciane dhe pasardhës katolik
Gazeta italiane “Corriere Della Sera”, edicioni barez I ka kushtuar një shkrim kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilin e përshkruan si shumë ekzotik për cilësitë e tij të veçanta nga gjyshja veneciane e deri tek fëmija I fundit, i pagëzuar si katolik.
Çfarë e ka shkaktuar këtë gjendje? Shumëkush po thotë, ndryshimi i klimës
Dhërmi/Ceremoni në gërmadhat e kishës së Shën Athanasit
Muhamet Veliu padit për shpifje botuesit e Lapsit: Më ofenduan, thanë se i bëj Ramës pyetje të gatshme. Kjo nuk durohet
I fyer në sedrën profesionale, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka paditur për shpifje portalin online Lapsi, në pronësi të gazetarëve, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Kjo për shkak të një shkrimi në portal ku thuhej se pyetjet që gazetari Veliu i ka bërë në konferencën Rama-Merkel kanë qenë të parapërgatitura nga stafi i kryeministrit. Sipas një reagimi në vetë Veliut në Fb, kjo është një betejë sa njerëzore ashtu dhe profesionale, kundër shpifjes në gazetari dhe goditjeve poshtë brezit.
Një ditë pas votës pro Palestinës në OKB
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Dy gjëra: takimi u bë një ditë pasi Shqipëria votoi pro Palestinës në OKB dhe së dyti, Berisha mbetet pikë referimi, ndonëse PD-ja ka një kryetar të ri.
Fotolajm/Paraja është e lidhur me shpirtin. Por qeveria këtë e di shumë mirë
Fotoja është realizuar në Korçë.
http://www.gazetatema.net/web/2015/09/12/foto-lajm-edhe-klarinetisti-me-...
Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi, miratohet deklarata e themelimit
Këshilltarët shqiptarë të tri qyteteve të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serb. Deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër, njofton KosovaPress-i.
Mustafa: Ushtria e Kosovës, s’mund të kushtëzohet formimi i saj me vendet e rezervuara
“Koha.net”, në një raportim të sajin shkruan se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë sqarime në lidhje me vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetet joshumicë të Kosovës dhe raportin e kësaj çështjeje me formimin e FAK-ut. Ai thotë ta ketë kundërshtuar vazhdimin e këtyre vendeve sa ka qenë në opozitë, ndërsa thotë se edhe sot, pavarësisht çmimit, do ta kundërshtonte një gjë të tillë.