Muhamet Veliu padit për shpifje botuesit e Lapsit: Më ofenduan, thanë se i bëj Ramës pyetje të gatshme. Kjo nuk durohet

Postuar në 14 Shtator, 2015 16:48

I fyer në sedrën profesionale, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka paditur për shpifje portalin online Lapsi, në pronësi të gazetarëve, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Kjo për shkak të një shkrimi në portal ku thuhej se pyetjet që gazetari Veliu i ka bërë në konferencën Rama-Merkel kanë qenë të parapërgatitura nga stafi i kryeministrit. Sipas një reagimi në vetë Veliut në Fb, kjo është një betejë sa njerëzore ashtu dhe profesionale, kundër shpifjes në gazetari dhe goditjeve poshtë brezit. Jo vetëm kaq, por gazetari që mbulon veprimtarinë e qeverisë në TCH sqaron se ashtu si një betejë ligjore e fituar denjësisht në Gjykatën e Lartë Mbretërore me gazetën Bota Sot, është kthyer në rast studimor në universitetet e gazetarisë atje, kështu dhe në rastin e freskët Bushati-Shkullaku, dëmshpërblimin që do vendosë gjykata, Veliu do ta dhurojë në formë literaturë për shpifjen në fakultetin e gazetarisë. Sa për çështjen nëse Veliu bën apo jo pyetje e intervista të porositura, ne nuk biem në gabimin e Lapsit, dhe ja lëmë lexuesit ta gjykojë.   

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.