Në Vëmendje
Nisma/Dekriminalizimi të përfshijë edhe mësuesit, edukatorët, psikologët dhe punonjësit socialë
Tri deputete gra të parlamentit shqiptar kanë propozuar amendime shtesë në ligjin e dekriminalizmit, që zyrtarisht njihet si ligji për “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Deputetet Majlinda Bregu, Albana Vokshi dhe Mesila Doda propozojnë që ky ligj t’i shtrijë efektet edhe mbi mësuesit, edukatorët, psikologët e punonjësit socialë në institucionet arsimore apo të kujdesit shoqëror.
Tjetër rekord i Rilindjes/Kryetari i FRESSH-it në Kolonjë bëhet drejtor me diplomë gjimnazi të falsifikuar (Video)
Drejtori i Burimeve Njerëzore në burgun e Drenovës, në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” figuron me dy emra, Origest Nevruz Lifo dhe Orges Nevruz Lifo. Gjeneralitetet i ka të njëjta. Sipas një investigimi të Fiks Fare. Ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nga një kontroll gjendet se ky ish-nxënës figuron me dy numra amze përkatësisht Nr. 2242 dhe Nr. 2274.
AKIP paralajmëron deputetët: Shmangni përplasjen me qytetarët
Aleanca Kundër Importit të Plehrave e komentoi si fitore të qytetarëve kthimin mbrapsht nga Presidenti të Ligjit për Menaxhimin e Intergruar të Mbetjeve. Në një reagim pas mosdekretimit të ligjit nga kreu shtetit aktivistët e AKIP thonë se kjo është një mundësi për deputetët që të tërheqin ligjin dhe të shmangin një përplasje të vazhdueshme me vullnetin e qytetarëve.
A ekziston raporti i Guardia di Finanza për kanabisin? Një përgjigje nga Italia që ngre dyshime
Në datën 7 tetor, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, doli në një konferencë për shtyp në krah të një oficeri të Guardia të Finanza, për të raportuar mbi luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri. Që nga ajo ditë, kjo konferencë dhe të dhënat e Çakos, u njohën në media si “Raporti i Guardia di Finanza” që sipas deklarimit zyrtar përcillte këtë realitet:
Vdekja e Ardit Gjoklajt/Taulant Balla: “Duhet të na e thonë hetimet nëse djali e ka humbur jetën në Sharrë apo është hedhur në Sharrë...”
Vdekja e Ardit Gjoklajt, që ka mbërthyer mirë Erjon Veliajn pas një akuze që kërkon përgjegjësi, djeg shumë. Djeg edhe për këtë pushtet që shfaqet arrogant dhe i sigurtë, sepse vdekja e djalit, nëse provohet se është ashtu sië është raportuar në media, pra vdekje për shkak të sigurisë së munguar në punë në Landfillin e Sharrës, do të cenojë imazhin e Veliajt rëndë. E bashkë me vdekjen tjetër të Myrvete Dukës, për të cilën nuk flet kush, mund të thuhet se do të çvirgjërojë këtë koalicion me dy krime. Nuk ka përkufizim tjetër në këtë rast.
Rrëfimi i gazetares që investigoi vdekjen e Arditit në Sharrë: Si më hoqi nga puna Erion Veliaj (Video)
Pëllumb Xhufi gjen gabimin e Metës në vizitën në Greqi: Delegacioni shqiptar ishte i gjithi me toskë të zonës së Vjosës
Vizita e Ilir Metës dhe delegacionit shqiptar në Greqi ka qenë temë në emisionin “Top –Show”.Të ftuar kanë qenë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, sipas të cilit “Meta nuk ishte aq i drejtpërdrejtë sa duhej me palën greke”, Mentor Nazarko, Pëllumb Xhufi dhe Preç Zogaj. Ky i fundit ka thënë se për herë të parë marrëdhëniet mes të dyja vendeve kanë krijuar hapje në vitin 1994, kur pala greke pranoi të njihte të drjetat pronësore. Këtë ide e ka pranuar pak a shumë edhe Nazarko duke vlerësuar rolin e ish-Presidenti Meidani më pas.
Ribashkimi i Edit dhe Tomës në emër të Zotit dhe zgjedhjeve që po vijnë(Video)
Politika dha sot një tjetër shfaqje me protagonistë kryeministrin e vendit, i cili mesa duket e ka të vështirë të dalë nga kostumi i karakterit që ka pavarësisht se gëzon statusin e kryeministrit të vendit apo të një njeriu me më shumë se 10 vite karrierë në politikë.
Edi Rama doli sot me një tufë me lule në aeroportin e Rinasit për të pritur Dom Ernest Troshanin, i shpallur kardinal nga Papa Françesku. Për tu vlerësuar si gjest, por përtej dimensionit simbolik që përcolli mendimi i kryeministrit për të nderuar kardinalin, Edi Rama na dha edhe një mesazh tjetër.
"Pameca" bëhet palë me policinë në përplasjen me Prokurorinë
Situata e mbjelljes së kanabisit në vend nxori më shumë në pah përplasjen mes prokurorisë dhe policisë, burimi i së cilës duket se shkon më lart se titullarët apo drejtuesit e dy institucioneve. Megjithatë presupozohet që policia të jetë e pavarur nga politika ndaj dhe asistohet në këtë proces nga "Pameca", një mision i BE për institucionet ligjzbatuese.
Ekipi i gazetarëve të RAI-t hyn në parcelat e Krujës. Dëshmia e kultivuesit: Në 100 euro, 40 i merr policia (Video)
Një ekipi i RAI-it ka udhëtuar në zonën e Krujës, 30 km në veri të Tiranës, të cilën ata e quajnë “zemra e prodhimit të marijuanës” që dikur ishte në Lazarat. Gazetarët udhëtojnë me makinë deri në një zonë në afërsi të Krujës. Në momentin kur ata ndalojnë dhe zbresin nga makina, ju del përpara një person i cili fillimisht shtiret si bari por më pas pranon t’i tregojë parcelat me kanabis.