Ribashkimi i Edit dhe Tomës në emër të Zotit dhe zgjedhjeve që po vijnë(Video)

Postuar në 11 Tetor, 2016 20:38

Politika dha sot një tjetër shfaqje me protagonistë kryeministrin e vendit, i cili mesa duket e ka të vështirë të dalë nga kostumi i karakterit që ka pavarësisht se gëzon statusin e kryeministrit të vendit apo të një njeriu me më shumë se 10 vite karrierë në politikë.

Edi Rama doli sot me një tufë me lule në aeroportin e Rinasit për të pritur Dom Ernest Troshanin, i shpallur kardinal nga Papa Françesku. Për tu vlerësuar si gjest, por përtej dimensionit simbolik që përcolli mendimi i kryeministrit për të nderuar kardinalin, Edi Rama na dha edhe një mesazh tjetër.

Duhet thënë se ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nuk ishte ardhja e kardinalit por ribashkimi me Tom Doshin në emër të fjalës dhe veprave të Zotit. Të paktën kështu mund të kuptohet shfaqja e kryeministrit Rama krah për krah me deputetin e përjashtuar të Partisë Socialiste gjatë pritjes për ardhjen e kardinalit  nga Roma.

Ngjan si një histori romantizmi politik, aq më tepër që mes të dyve nuk mungoi komunikimi me sy.

A duhet ta mirëkuptojë këtë ribashkim ambasada amerikane? Natyrisht rrethanat dhe qëllimet janë të ndryshme nga ato që sollën përçarjen mes të dyve dhe përjashtimin e deputetit shkodran nga Partia Socialiste. 

KARDINALIN E PRET TOMA ME EDIN by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.