"Pameca" bëhet palë me policinë në përplasjen me Prokurorinë
Situata e mbjelljes së kanabisit në vend nxori më shumë në pah përplasjen mes prokurorisë dhe policisë, burimi i së cilës duket se shkon më lart se titullarët apo drejtuesit e dy institucioneve. Megjithatë presupozohet që policia të jetë e pavarur nga politika ndaj dhe asistohet në këtë proces nga "Pameca", një mision i BE për institucionet ligjzbatuese. Por një raport i kësaj të fundit mbi funksionimin e institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri shpreh rezerva mbi punën e Prokurorisë dhe gjykatave shqiptare për disa çështje sensitive, si pajisja italiane e përgjimit, arrestimi i Emiljano Shullazit dhe atë të Elvis Rroshit.
Në një raport të siguruar nga Televizioni Klan dhe me shumë gjasë të servirur nga vetë policia, "Pameca" në lidhje me hetimet për pajisjen italiane të përgjimit vlerëson se çështja e procedimit dhe kërkesa e ndalimit të gjykatës kundër Drejtorit të Policisë Haki Çako dhe dy oficerëve të Forces Operacionale dukeshin të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime. "Pameca" shpreh rezerva edhe për hetimet e Prokurorisë që çuan në arrestimin e Emiljano Shullazit.
Vlerësimi tregon se hetimet nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, pa ndonjë referencë kohore dhe vendi të sjelljes së supozuar kriminale, për shembull, të modaliteteve të kërcënimeve të bëra, dhe pa ndonjë referencë për burimin e provave të mbledhura dhe për personelin e angazhuar në hetim.
Add new comment