Lajme
Ik ik...Si u dëbuan Noka e Ristani nga protestuesit në komisariat (Video)
Vdes ish-zonja e Parë e SHBA, Nancy Reagan
Ish-Zonja e Parë amerikane Nancy Reagan vdiq të dielën në moshën 94 vjeçare. Emri i saj i vajzërisë ishte Davis, ndërsa në vitin 1952 ajo u martua me Ronald Wilson Reagan, i cili ishte gjithashtu një aktor, guvernator i Kalifornisë dhe më pas u bë Presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet (1981 - 1989). H Nancy Reagan, ishte një aktore në Hollivud, me një prani të rëndësishme në vitet ’40 - 50.
Nis lufta brenda sistemit. Alaudin Malaj letër ministrit Manjani për të përjashtuar Gjin Gjonin (Letra)
Alaudin Malaj, kreu aktual i Gjykates së Apelit të Tiranës i ka derguar një letër ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni nga votimi për kryetarin e Gjykatës së Apelit së Tiranës, proces i cili do të zhvillohet ditën e hënë, kur do të mblidhet edhe KLD. Sipas Malajt , Gjin Gjoni ka konflikt interesi në procesin e votimit të kandidaturave, pasi e ka kalllëzuar Maljan më parë, çështje që është pezulluar nga Prokuroria në vitin 2014.
Protesta para komisariatit dhe ndërhyrja e policisë! (Video)
UFC 196/Conor McGregor Vs. Nate Diaz
Dia ka fituar ndaj kampionit McGregor në ndeshjen për UFC - Ultimate Fighting Championship, një kategori miskte artesh marciale.
Grekët kthejnë djathtas
Një sondazh i fundit i kryer në Greqi nga “Rass”, për llogari të gazetës “To Paron” jep të dhëna se opinioni grek po kthehet djathtas. Sipas këtij sondazhi Demokracia e Re kryeson aktualisht me 26.2%, ose 2.8% pikë më shumë sesa Syriza e kryeministrit Alxis Tsipras që merr 23.4%. Partia Komuniste dhe Agimi i Artë vijnë në vend të tretë me nga 6.4%, ndërkohë që Grekët e Pavarur të Kamenos, kanë rënë në 2.8% duke mos arritur kutoën e hyrjes në Parlament. Me sa duket veprimet e Tsipras që ia doli të premtonte gjithçka e të bënte të kundërtën, po japin shenjat e para të pakënaqësisë.
Video/Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë te Parku i Liqenit
Mali i Zi paralajmëron përmbytje në zonën e Shkodrës
Mali i Zi paraljamëron reshje të dendura shiu në zonën dhe mundësi për përmbytje në zonën jugore dhe jug perendimore gjatë 24 orëve të fundit do ketë reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Janë kryesisht zona për rreth liqenit të Shkodrës dhe gjithë bregdeti i Malit të Zi. Në harten e paraqitur me të kuqe shihet e gjithë zona e cila paraqet rrezikshmëri sa I përket përmbytjeve. Nga ana tjetër Mali i Zi ka mobilizuar sektorët e emergjencave civile në të gjitha këto zona.
Gruaja e Gianis Moralis në rrugën "Kryezoti"
Në Athinë Dita e Gruas ose si njihet ndryshe 8 Marsi do të festohet në një mënyrë disi të veçantë. Nuk do të ketë parada në rrugë, por autoritetet lokale kanë vendosur të prezantojnë gruan në tablotë e disa piktorëve grekë, një prej të cilëve Gianis Moralis, i cili e kishte femrën në epiqendër të vizatimeve të tij..Ekspozita do të hapet në dy prej galerive që ndodhen në një rrugë me emërtim shqiptar, "Kryezot", dëshmi kjo e fortë e elemntit shqiptar në kryeqytetin grek.