Kulturë

Seks i ngadaltë, orgazëm pa ejakulim, jetë më e gjatë

Postuar në 23 Maj, 2022 02:32

 

Për më shumë se 1000 vjet, Familja Perandorake Japoneze dhe mjekët e saj kanë ruajtur një thesar të mjekësisë orientale: 30 rrotullat e plota të “Ishinhō”, ose “zemra e përshkrimit mjekësor”. Kjo përmbledhje u nxor nga burime nga India, Kina, Korea dhe gjetkë, ndonëse shumë prej dokumenteve origjinale kanë humbur apo janë shkatërruar. 

Ndërron jetë Vangelis

Postuar në 19 Maj, 2022 23:47

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, kompozitori dhe artisti i njohur grek, Vangelis Papathanassiou. I njohur për kolona zanor të filmave të famshëm, Papathanassiou krijoni një reputacion ndërkombëtar që nuk lidhet vetëm me një krijim. 

I lindur si Evangelos Odysseas Papathanassiou më 1943 në Volos, kompozitori i ardhshëm nuk mori ndonjëherë formim muzikanti. Sipas tij kjo shpëtoi kreativitetin e tij. 

Që nga Derrida

Postuar në 15 Maj, 2022 17:37

 

Biografi e Milan Kunderës, nga frëngjishtja në turqisht me ndihmën e Google Translate

Postuar në 02 Maj, 2022 00:03

Një përkthyes i vjetër në Turqi, bashkëthemelues i shtëpisë botuese “Agora Kitaplığı”, Osman Akinhay ka provokuar debate pas njoftimit të tij në Tuiter se ka përkthyer një biografi të Milan Kunderës nga frëngjishtja me ndihmën e Google Translate. Debati ka lindur si pasojë edhe e faktit se Akinhay ka pranuar se nuk ka njohuri të mira në frëngjisht.  

Teksti i përkthyer u editua nga Halil Gökhan dhe rishikua nga Şükrü Argın

Tre njerëz që besonin te Njerëzimi! Rrëfime për De Gasperin...

Postuar në 01 Maj, 2022 17:50

 

"Dellaportaeditori" publikon së fundmi një intervistë me Maria Romana De Gasperi, vajza e ish-kryeministrit të parë italian të pas Luftës së Dytë Botërore, Alcide De Gasperi. Një intervistë e gjatë dhe me interes për shkak të lidhjeve të ngushta të saj me të atin,  që e bën atë dëshmitare të dorës së parë, por edhe sepse ajo ka qenë dikur sekretarja e tij. Hollësi familjare, të punës, marrëdhëniet me personalitete të tjera, raporti me publiken, publikun dhe paranë.

Një pikturë e epokës së artë holandeze gjendet në Australi

Postuar në 17 Prill, 2022 13:12

Një pikturë holandeze 400-vjeçare me vlerë deri në 5 milionë dollarë është gjetur në një pronë në Uellsin e Ri, Australi. “Natyrë e qetë” i përket shekullit XVII dhe paraqet një tavolinë luksoze tipike të epokës së artë holandeze dhe mendohet të ketë qenë vepër e Gerrit Willemz Heda.

Megjithatë, disa ekspertë besojnë se mund të jetë një bashkëpunim me babain e tij, mjeshtrin holandez Willem Claesz Heda, veprat e të cilit vlerësohen  sot në miliona dollarë.

Gratë e Pikasos dhe njollat e Me Too mbi artin e tij

Postuar në 06 Prill, 2022 09:50

Kishte dy gra dhe dashnore pa fund -- me një tendencë për t'i braktisur gratë kur ato sëmureshin, një oreks të pangopur për prostitutat dhe disa diferenca moshe që ngrinin jo pak vetulla (gruaja e tij e dytë ishte 27 vjeç kur u martua me të ndërsa ai ishte 79 vjeçe).

Disa nga thëniet që i atribuohen atij ndoshta do të digjnin sot severat e Tuiterit ("Për mua ekzistojnë vetëm dy lloje grash: perëndesha dhe rrogoza ku mund të fshish këmbët").

Francisco de Goya përmes 6 veprave kryesore të tij

Postuar në 28 Mars, 2022 12:35

Artisti spanjoll Francisco José de Goya y Lucientes - i njohur botërisht si Goya - pikturoi atë që pa dhe ajo që pa nuk ishte e bukur. Gjatë jetës së tij të gjatë, ushtarët qëlluan mbi fëmijët, ndërsa politikanët e paaftë e çuan Spanjën në prag të rrënimit. Kjo mund të shpjegojë pse veprat e tij vazhdojnë të trondisin pothuajse dy shekuj pas vdekjes së tij: Mund të jetë e vështirë të mendosh se shumë gjëra kanë ndryshuar realisht midis asaj kohe dhe të tanishmes.

Alain Delon, një dalje dinjitoze nga skena

Postuar në 22 Mars, 2022 10:06

Një legjendë e kinemasë, 86 vjeç, Alain Delon po rikuperohet nga një goditje në tru. Shtetas i Zvicrës, vendi në të cilin ai banon, Delon nuk ka humbur rastin në vitet e fundit për të përsëritur mbështetjen e tij për eutanazinë. Për disa vite në luftë me depresionin, Delon i ka shprehur hapur qëndrimet në favor të praktikës që njihet ndryshe si vetëvrasje e asistuar.

Mikhail Baryshnikov: Mos e vini peshën e vendimeve politike mbi kurrizin e artistëve rusë

Postuar në 21 Mars, 2022 13:47

E ashtuquajtura rusofobi, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, sa vjen e zgjerohet. Këtë muaj, dirigjenti Valery Gergiev dhe sopranoja operistike Anna Netrebko ishin ndër ata që humbën punën prestigjioze në Perëndim për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin e Vladimir Putinit.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë