Foto e Ditës
Nobeli për letërsinë i shkon Bob Dylan
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2015 i është dhënë këngëtarit dhe kompozitorit Bob Dylan, sepse "ka krijuar shprehje të reja poetike në kuadër të traditës së madhe amerikane tw këngës". Sekretarja e përhershme e Komitetit të Nobelit, Sara Danius tha:
"Dylan, 75 vjeç, është një poet i madh në traditën anglisht-folëse".
Algjeri, hapet klinika e parë e rehabilitimit nga varësia ndaj internetit
Klinika është hapur në Contantine. Algjeria u bashkohet vendeve si Korea e Veriut që hasin probleme me web maniakët, ndërkohë që në Kinë varësia ndaj lojërave online është kthyer në problem nacional.
13 vjeçarja indiane Aradhana Samdariya vdiq si pasojë e 68 ditëve agjërim
Policia po heton prindërit nëse e kanë detyruar vajzën të agjërojë. Ngjarja ka ndodhur në Hyderabat dhe lidhet me fenë e Xhainizmit, një ndër më të vjetrat në botë.
Etiopia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 6 muaj
Qeveria vendosi të marrë këtë masë pas muajve të protestave të dhunshme në rajonin Oromia.
Jemen, 82 të vdekur në funeralin e babait të ministrit të Brendshëm
Njoftohet se nga shpërthimi ka patur edhe 500 të plagosur.
Nobeli për Paqen i shkon presidentit kolumbian Juan Manuel Santos
Santos u vlerësua për përpjekjet për paqe me rebelët e FARC, arritur vetëm pak ditë më parë.
Uragani Matthew në Haiti
Sulmi mbi konvoin e OKB-së në Halep u krye nga një avion
OKB deklaron se sulmi që hapi kaq shumë telashe erdhi nga një avion, një aludim ky për forcat siriane të Assad, ose ato ruse. Në këtë konkluzion është ardhur nga pamjet satelitore.
Skiatorja Lindsey Vonn pozon nudo për promovimin e librit të saj: "Forca është bukuria e re"
"Më në fund ndihem në rehatinë time me trupin tim", ka thënë Vonn.