Foto e Ditës
Zjarri në Izrael - Nataf, afër Jeruzalemit
Halep, forcat e Assad marrin edhe distriktin e dytë të kontrolluar nga rebelët
Ish-këshilltari për Sigurinë Zbigniew Brzezinski propozon një Jaltë të dytë
Brzezinski i bëri komentet gjatë një interviste për "MSNBC".
Ivan Mikoyan, projektuesi i Mig 29 ndahet nga jeta
89 vjeçari ishte nip i Artem Mikoyan, krijues i Mig, linja e famshme e avionëve ushtarakë sovjetikë.
Dalai Lama: Nuk kam asnjë shqetësim nga zgjedhja e Donald Trump. Fushata mbaroi, tani nis puna
Lideri tibetian ka përcjellë me qetësi pyetjen për zgjedhjen e Trump si president i SHBA-së, duke lënë të kuptohet se ajo çfarë u pa e u dëgjua, ishte çështje fushate.
https://www.yahoo.com/news/dalai-lama-no-worries-trumps-election-0545019...
Kopertina e "Liberation", Francois Fillon me portretin e Margaret Thatcher
Pas kopertinës së një dite më parë me portretin e vdekur të Nichola Sarkozy, gazeta franceze “Liberation” në faqen e saj të parë ka të stampuar kokën e ish-kryeministrit Francois Fillon të ndërfutur në portretin e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher, me titullin "Fillon, unë jam president."
Marie Wilcox, folësja e fundit e gjuhës Wukchumni
Wukchumni është një fis vendas i Amerikës së Veriut nga i cili kanë mbetur ende vetëm 200 pjesëatrë. Marie është folësja e vetme e gjuhës së tyre dhe regjistron një fjalor të parë të saj.
Kandidon për mandatin e katërt
Angela Merkel i dha fund dilemës që e mundonte prej kohësh nëse duhet të rikandidonte për një mandat të katërt si kancelare e Gjermanisë. Nga selia e partise demokristiane ajo bëri publik vendimin për të garuar serish per postin qe ajo mban tashme prej 11 vitesh. Merkel tha se pret te perballet me fushaten me te veshtire deri me sot, ndersa u zotua se do te lufotje per vlerat e kombit dhe menyren Gjermane te jetes. “Beteja për vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetesës do të jenë dy shtyllat kryesore të programit.
Iran, ekspozohet një skelet i mumifikuar para 7500 vjetësh
Skeleti është ekspozuar në qytetin Arak, në Muzeun e tij dhe mendohet se paraqet gjendjen përfundimtare të varrimit, që kishte një ritual të vetin. Skeleti i përket epokës së Gurit të Ri, çka dëshmon për ekzistencën e qytetërimit në këtë vend.
Duterte ofrohet për strehimin e refugjatëve
Al Jazeera shkruan se presidenti i Filipineve, Rodriguo Duerte ka deklaruar se është i gatshëm që të strehojë refugjatët për të cilët ka kaq shumë debat në Perëndim. Duerte ka shtuar se do të pranojnë deri sa vendi të ketë mundësi të mbajë. Filipinet janë një vend me 100 milionë banorë, ndërkohë që në vitin 2016 në botë pati 1.8 milionë refugjatë.