Arkiv-Op-Ed
Bac, ‘e kënaqën’!
Se sa e mjerueshme është të jesh pjesëtar i një populli të vogël, që e shkel kush do, si do dhe kur do, posaçërisht kur udhëhiqet nga injorantët dhe arrogantët, e dëshmoi konkluzioni për fusnotën. Bashkë me të gjitha gjërat, e vendimet, e veprimet që sollën deri te pika në të cilën u miratua një marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që, sipas deklaratës zyrtare të BE-së, thotë: “Emërtimi Kosovo* është pa paragjykimin e palëve për statusin dhe në linjë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 si dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.
Shqipja, gjuhë e nevojtarëve, jo e shërbimeve
Sa herë vuajmë për t’ia gjetur një ideje a veprimi fjalën e saktë në shqip, duke u ankuar për shqipen? Pastaj, justifikohemi se shqipja është gjuhë e varfër. Fakti është që ndërsa përpëlitemi për të gjetur korresponduesen e saktë në shqip, anglishtja a italishtja na sjell lloj variacionesh. Pa folur për gjermanishten.
Nuk do të merrem me varfërinë e shqipes, sepse është temë simpoziumesh ku ngrihen me dhjetëra vetë, flasin me dhjetëra orë, e nuk nxjerrin dot një përfundim. Mua më intereson shqipja në lidhje me një fjalë të vetme.
Variacione mbi gjuhën
Z. Spahiu dhe Aleanca Kuq e Zi
Ngritja e një aleance si AK ngre dy çështje të cilat për shkak të ndjeshmërisë që kanë, nuk konsumohen shpesh. E para është nacionalizmi dhe politika dhe e dyta qasja ndaj sloganit “Sa krenar me qenë shqiptar”.
Kriza e motit dhe gjinkalla e La Fontenit
Në këto kohë kur vendi është në situatë emergjente, ku gati me teper së gjysma e territorit është mbuluar nga dëbora, banorë të komunave në pjesën veri-lindore, jug-lindore janë të izoluar dhe kanë mungesa në artikuj ushqimorë, ngrohje, ndricim, ushqime për bagëtitë, mungesë të ndihmës mjekësore, bllokim të rrugëve etj., duke parë reagimin e shtetit, instiktivisht, mund t’i shkojë mendja kujtdo tek fabula e La Fontenit “Gjinkalla dhe milingona”: “Gjithë verën milingona punonte e mblidhte ushqim për dimër ndërsa gjinkalla këndonte.
Privatizimi i Atdheut
Ngjarja e fundit gjatë përurimit të selisë së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë në të cilën ngjarje protokolli rezultoi një lëmsh i ngatërruar keq, dëshmoi se ata që kanë zaptuar qeverisjen e këtij vendi dhe të Kosovës gjithashtu, kanë probleme të karakterit patologjik në lidhje me pushtetin dhe shfaqin një anë të deformuar të fenomenologjisë së atdheut.
Pse 20 shkurti u shpall data e zgjedhjeve në universitetet publike?
Dje në mëngjes u nisa për në fakultet pa asnjë preokupim, si një person, i cili vazhdon të bëjë detyrën deri sa të zgjidhen drejtuesit e rinj të fakultetit dhe të universitetit. Duhet të isha në fakultet për të ndjekur zgjedhjet që do të zhvilloheshin më 20 shkurt në Universitetin e Tiranës, pa asnjë interes, sepse emri im nuk figuron në asnjë nga listat e këtyre zgjedhjeve. Rrugës për në fakultet, dikush rreth te 40-45 vjeç, më tha: “Prof., çdo të bëjmë për të kujtuar 20 shkurtin apo do të merresh me zgjedhjet në UT?” Dhe unë me shaka iu përgjigja: E di Kryeministri me Jozefinën.
Dëbora që zbuloi Shqipërinë e deformuar
Këtë javë temperaturat rriten dhe banorët e izoluar mund të fitojnë një aleat shtesë, pasi replikat e nxehta politike të javës së shkuar, nuk e ulën, përkundrazi e shtuan acarin që ekzistonte mbi ccatitë e tyre. Për më tepër debati politik i javës së shkuar, tregoi dhe nxori në pah, Shqipërinë në të cilën jetojmë. Shqipërinë me dy koka, kur njëra përgënjeshtron tjetrën dhe nuk e plotëson atë.
Fundi i njerzillëkut
Është një përpjekje e mundimshme të kërkosh të kuptosh se çfarë ka shkuar keq. Komplet struktura shoqërore e politike është dëmtuar deri në pikën ku duket sikur nuk ka kthim mbrapa. Sa më shumë që njerëzve u duket shumë e qartë se pse ka ndodhur kjo, dhe të tërë e drejtojnë gishtin te një njeri i vetëm që nuk do të zbresë nga kali, sa më e qartë duket pra, dhe mua bashkë me të tjerët, aq më i fortë është dyshimi që ndoshta, nuk është kaq e thjeshtë. Duhen bërë disa pyetje që mund të çojnë drejt kuptimit.
Pyetjet me përgjigje të zbehta
Tirana, kryeqytet më 1920 apo 1931?
Kanë kaluar disa ditë nga jehona e festimit të 92-vjetorit të Tiranës kryeqytet. Sigurisht në shtyp, televizor, dëgjuam, lexuam shumë lavdërime, kënaqësi dhe gëzim për këtë “përvjetor” shumë domethënës në lidhje me përcaktimin e kryeqytetit tonë Tiranë. Me atë që kuptova, përvjetori u lidh ngushtë me Kongresin e Lushnjës, i cili, më saktë zgjodhi, por nuk shpalli zyrtarisht Tiranën si kryeqytet i ri për Shqipërinë. Ka diferencë midis zgjedhjes dhe shpalljes, siç do të shikojmë më poshtë.
Mirëkuptimi teatral në Tiranë nuk hap dyer në Bruksel
Brukseli vazhdon ta mbajë pezull prej rreth tre vjetësh aplikimin e qeverisë shqiptare për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Sirtari me zarfin e Berishës brenda nuk është hapur fare në vjeshtën e vitit 2009. Është hapur, por përgjigjja për Shqipërinë ka qenë “jo” në vjeshtën e vitit 2010 dhe “jo” përsëri në vjeshtën e vitit 2011. Tre vite të humbura thjesht për të kandiduar! Tre vite vendnumëro!