Zbulohet sekreti i trupit elegant të Jennifer Aniston. (VAKTET)

Postuar në 30 Prill, 2015 05:45

Në fakt ajo është përmendur shpesh për një trup të tillë, në moshën 46-vjecare, madje cudia më e madhe ka qëndruar në faktin që Jennifer Aniston nuk frekuenton palestrën.

 

Ish bashkëshortja e Brad Pitt ka thënë se mjaftohet vetëm me disa ushtrime që bën në shtëpi, dhe maksimumi zgjasin për 45-minuta. Ndërkohë që trajneri i saj personal ka zbuluar sekretin që fshihet pas suksesit të trupit të Jennifer. Aktorja konsumon cdo ditë 5 vakte:

1.Mëngjesin Jennifer e nis me me një vezë përzier me speca të kuq (sic tregon foto e parë), duke e shoqëruar me ujë të ngrohtë me limon.

2.Në drekë ajo ushqehet me peshk me limon, shoqëruar me kungull, hudhra dhe arra.

3.Në darkë Aniston konsumon tako meksikane, me mish pule të pjekur dhe sallatë me perime.

Ndërsa vaktet e ndërmjetme përfshijnë: caj jeshil me mente, pak cokollate, dhe boronicë./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.