Studimi fundit zbulon lidhjen e duhanit me skizofreninë

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga kolegji ‘King’ në Londër, konsumatorët e duhanit janë më të prirur ndaj çrregullimeve mendore, se ata që nuk janë dhe aq të varur nga nikotina.
Për më tepër është kryer një studim me 61 studentë, dhe është kuptuar se duhani, ka të bëjë drejtpërdrejtë me disa dëmtime që pëson truri. Që duhani është i lidhur ngushtë dhe me gjendjen psikologjike të një personi, kjo është e ditur, megjithatë është kuptuar se pacientët që vuajnë nga skizofrenia, kane qenë dhe janë konsumator të duhanit, duke qenë se ky i fundit i ndihmon të meditojnë, të largojnë stresin, të ‘pushojnë’ zërat e shumtë që kanë në kokë, apo i lehtëson ankthin dhe faktin që shohin haluçinacione.
Ky studim i kryer synon dhe paralajmerimin e duhanpirësve të tjere, te heqin dore nga ky ves. /E.B
Add new comment