Simon Cowell hap zemrën:’Ishin 9 muaj ferri, kam vuajtur shumë.’
Simon Cowell, themeluesi i X-Factor, kohët e fundit ka qenë në gjendje të mjerueshme emocionale, për shkak të vdekjes së nënës së tij Julie, 89-vjec.
Për herë të parë ai ka folur për mediat, lidhur me ate që ka ndodhur, dhe sqaron përse preferoi të mos e përmendte tek mediat vështirësitë që po kalonte:’Ajo ka qenë e sëmurë për një kohë shumë të gjatë. Gjithcka nisi vitin e kaluar, i cili ka qenë një nga më të vështirët për mua. Nuk kam dashur ta përmend shpesh atë sëmundje, apo shëndetin e nënës sime të ndjerë, sepse nuk doja të ngatërroja të tjerët me problemet e mia, kalova 9 muaj ferri.Të gjithë ata që e kanë njohur, e kanë dashur shumë nënën time, ajo ishte femër e mrekullueshme.’/E.B
Add new comment