Sia rrëfehet: Jam martuar prej disa muajsh me…

Postuar në 13 Maj, 2015 06:06

Është një këngëtare e talentuar që nuk lufton për fame, madje përpiqet t`ja mbyllë dyert kësaj të fundit. Në skënë shfaqet me fytyrë të lyer me bojë të zezë, apo me maska për të evituar popullaritetin. Kuptohet që po flasim për Sian, e cila si rrallëherë ka dhënë një intervistë duke rrëfyer disa të fshehta.

 

Sia thotë se është martuar prej tejë muajsh:’Dasma u organizua në shtëpinë time dhe të Erik Anders, në Palm Spring. Babai im e takoi dje dhe e pëlqeu shumë. Jam e lumtur!’ Ndërkohë që Sia tregon edhe se ka shkruar disa këngë që mendon t`ja jap Bruno Mars dhe Maroon 5, me në krye Adam Levine.

 

Kujtojmë se rreth një dekadë më parë si pasojë e një aksidenti humbi jetën i fejuari i Sias, pikërisht disa kohë përpara dasmës. Këngëtarja kaloi një periudhë të vështirë, madje e zhytyr në depresion u përpoq të vetëvritej./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.