Rita dhe Iggy shkëlqejnë në Minnesota.

Rita Ora dhe Iggy Azalea dhanë një nga performancat më të bukura në skenën e Minnesota-s, duke reflektuar edhe marrëdhënien shoqërore të ngushtë që kanë me njëra tjetrën. Ndonëse gazeta “Daily Mail” e cilëson si britanike Rita Orën, ajo është një artiste me origjinë shqiptare që deri më tani duket se nuk i ka zhgënjyer fansat e saj. Në performancën e fundit, kritikët e cilësuan atë dhe Iggy-n si ‘princesha’ të muzikës pop që mbajtën mbërthyer publikun për orë të tëra. Koncerti i mbajtur për periudhën e festave, kishte pjesë të tij edhe Ariana Grande-n, Demi Lovato-n, grupin ‘One Republic’ dhe Jessie J. por duket se dy biondet simpatike, Rita dhe Iggy, morën gjithë vëmendjen me këngën e tyre “Black Widow”. Për momentin Rita ka në dorë disa projekte të reja, si imazh i një firme rrobash si edhe aktore në filmin e shumëpritur “Fifty Shades of Grey”.
Add new comment