Portokalli do drejtohet nga Eneda dhe Xhemi por ato nuk flasin me njëra-tjetrën!
Edhe pse prej ditësh është zbuluar fakti se Eneda Tarifa dhe Xhemi Shehu do të prezantojnë edicionin e ri të spektaklit humoristik “Portokalli”, duket se dy prezantueset nuk janë përballur ende në skenë gjatë provave. Prej kohësh dy figurat e ekranit nuk flasin me njëra-tjetrën, por këtë herë produksioni ka vendosur që ato të jenë bashkë, përpos një raporti të krisur mes tyre. Flitet se ndërsa Eneda ka qenë e pranishme gjatë provave të reja të “Portokalli”, Xhemi nuk është shfaqur ende, të paktën gjatë kohës që aty ka qenë kolegia e saj. Duket se arsyeja e lindjes nuk e ka impenjuar maksimalisht gjatë provave, por edhe eksperienca e saj duket se ka bërë që ajo të mos e jetë e pranishme. Kjo deri tani, pasi mësohet se të dyja janë “urdhëruar” të jenë bashkë gjatë provave, përpos mungesës së miqësisë mes tyre. Gjithsesi, pritet se çfarë do të ndodhë deri në ngritjen e siparit të” Portokalli” në muajin Mars, kur pritet që Eneda dhe Xhemi të shfaqen në një skenë, këtë herë pa Salsanon në mes. noa.al
Add new comment