Përse modelet po heqin dorë nga marka Victoria’s Secret ?! (ARSYET)
Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi se bukuroshja Karlie Kloss njëkohësisht dhe mikja më e mire e Taylor Swift, nuk ishte më pjesë e markës Victoria’s Secret, për të cilën punonte prej dy vitesh.
Ndërsa tani Ed Razek, Presidenti dhe shefi i marketingut të linjës të së brendshmeve, ka reaguar në profilin e tij në Instagram. Duket se fansat e Doutzen Kroes një nga femrat më të bukura në botë, kërkojnë të rrëfejë të vërtetën (duket se ata ishin informuar në kohë edhe për largimin e Doutzen nga kjo markë fundin e këtij viti.)
Ed shkruan:’Pasi postova lajmin rreth Karlie e cila do të largohet nga VS, mora nje numër të madh mesazhesh që më pyesnin përse nuk thash asgjë për largimin e Doutzen dhjetorin e këtij viti. Dakord, është një pyetje e drejtë. Doutzen ka një mundësi të artë për të vazhduar karrierën e saj në Europë dhe ne e liruam nga kontrata. Nuk ka asnjë konflikt mes nesh, besoj tek ajo vajzë sepse për mua është më e bukura në botë, e adhuroj. ’
Përgatiti: Ester Bylyku
Burimi: Hello Magazine
Add new comment