Njihuni me vajzën që ka fytyrën e një Barbi dhe trupin e një burri!
Është vetëm 18-vjec dhe ka trupin plotë muskuj njësoj si të një burri të palestruar. Po flasim për Julia Vins, bukuroshen ruse e cila falë historisë së saj numëron mbi 23 mijë ndjekës në Instagram. Këta janë njerëz kureshtarë të cilët duan të shohin ditë pas dite se si avancon trupi i saj gati-gati i frikshëm kur ja sheh një femre.
Megjithatë në një intervistë vajza me fytyrën e një kukulle Barbi ka thënë:’Njerëzit më kanë ngjitur nofkën ‘Barbi me muskuj’ dhe mua më pëlqen, më duket compliment i ëmbël. Kam këta sy të mëdhenj dhe të bukur dhe sigurisht që përdor make-up, por në të njëjtën kohë jam edhe e forte. Mund të ngre një shtangë që peshon 180 kilogramë , dhe vazhdoj që të bëj stërvitje dua të kem një trup sa më të madh të jetë e mundur.’
Duke dashur të përfshijë ata që e komplimentojnë dhe te tjerët që e paragjykojnë Julia Vins shton:’Të gjithë kanë nga një opinion për mënyrën se si dukem, disa nuk e repsektojnë punën time sepse nuk mund të shohin një femër me muskuj. Por të jem e sinqertë, kam kuptuar se djemtë që thonë gjëra negative për mua thjeshtë janë xheloz. ’
Add new comment