Nicki Minaj : ‘Zoti e sheh shpirtin tënd të keq dhe mosmirënjohës’

Të themi që Nicki Minaj është lënduar kjo është pak. Duket se gjërat mes saj dhe ish partnerit prej 12 vitesh Safare Samuels nuk po shkojnë aspak mire, as tani që nuk janë më bashkë. Kjo është kuptuar me anë të statuseve të njëpasnjëshme që Nicki Minaj ka postuar në twitter, dhe të gjitha i dedikohen Safare. Fillimisht Nicki shkruan :’Ato që ti nuk i vlerëson do të merren prej teje. Zoti e sheh shpirtin tënd të keq dhe mosmirënjohës. Ke nisur edhe të më kërcënosh tani? Largohu…..’
Pasi shkroi se i kërkon Zotit që të jetë e lumtur, Nicki i kërkoi edhe ndjesë 18.5 milionë ndjekësve të saj. ‘Më falni. Fansat e mi e dinë që kjo nuk jam unë. E urrej këtë. Por unë jam një njeri. Unë bëj shumë, madje më shumë seç duhet , asnjë mashkull nuk do të qëndronte besnik në këtë lojë njësoj si unë.’ Përmendim se Nicki Minaj së shpejti do të publikojë dhe klipin dedikuar Safare, i cili i ka thënë miqve se do të vetëvritet pasi nuk po përballon ndjarjen nga Minaj.
Add new comment