Mes lotësh Celine Dion rrëfen:’Duhet ta ushqej bashkëshortin tim tre herë në ditë.’
Pas kaq shumë kohësh këngëtarja legjendare Celine Dion ka dhënë një intervistë ku ka rrëfyer vështirësitë që po kalon gjatë kësaj kohe. Fatkeqësisht Renee Angelil (bashkëshorti i saj) u diagnostikua me kancer në fyt, dhe më pas u operua, që do të thotë se e gjithë vëmendja e këngëtares duhej të përqëndrohej tek ai. Celine kishte firmosur dhe marrëveshje ne Las Vegas për një tur koncertesh, të cilën u desh ta anullonte ndër diskutime të shumta që u krijuan.
Duke qëndruar 24 në 7 pranë babait të fëmijëve të saj, Celine thotë se ka pushuar nga puna infermieret pasi është e aftë të kujdeset personalisht për Renee. Për më tepër ajo shton:’Ai nuk mund të ushqehet, kështu që duhet ta ushqej unë.’
E teksa përlotej Celine vazhdon:’Ai ka një tub ushqimi , unë duhet ta ushqej 3 herë në ditë. Përvec Renee duhet të kujdesem dhe ushqej edhe fëmijët.’ Kujtojmë se ajo është nëna e tre djemve, 14-vjecarit Renee Charles, dhe 4-vjecarëve Eddy e Nelson./E.B
Add new comment