Merret vendimi përfundimtar! Vajza e Whitney Houston do të vdes sot (ARSYE TË HOLLËSISHME)

Postuar në 11 Shkurt, 2015 03:35

Familja e 21-vjecares Bobbi Kristina Brown ka marrë një vendim sa të befasishëm aq dhe të vështirë! Vajza do të vdes sot, në të njëjtën date me nënën e saj të ndjerë.

 

Të bijës së legjendës Whitney Houston do t`i ndërpritet cdo ndihmë mjekësore që e mbante gjallë në mënyrë që t`i bashkohet e qetë nënës që i ka munguar prej 3 vitesh tashmë! Gjatë këtyre 10 ditëve që Bobbi Kristina ka qenë në koma janë zbuluar dhe disa fakte mbi jetën e saj për të cilat publiku i gjerë nuk ishte informuar.

 

Krahas faktit që 21-vjecarja konsumonte lëndë narkotike njësoj si këngëtarja e ndjerë, kohën e lirë Kristina e shpenzonte pranë miqve të rrezikshëm. Bëhet fjalë për armë mbajtës, madje shumë prej tyre ndodheshin edhe në shtëpinë e saj disa here. Mënyra më zbavitëse për të ishte të mbante armë në duar, dhe të shkrepte foto.

 

Përsa i përketë martesës me vëllain e adoptuar, Nick Gordon, ndonëse në media ata shfaqeshin më të lumtur se cdo njeri mbi Tokë, edhe kjo marrëdhënie ka patur prapaskenat e saj. Nick Gordon xhelozonte mbi famën e Kristinës, paratë e saj, madje edhe ka ushtruar dhunë fizike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.