Martesa e tmerrshme të Beyonce dhe Jay Z. Njihuni me disa sekrete të çiftit(përfshirë tradhëtinë me Rita Orën).
Muajin e kaluar Beyonce dhe Jay Z i kemi parë duke u zënë në një restorant në Los Angelos dhe mbase mund të kenë patur një arsye shumë të madhe për të qenë kaq të tensionuar. Gazetari J.Randy Taraborrelli është në prag të publikimit të një libri që flet për martesën katastrofike të Beyonce dhe Jay Z. Pra ky nuk do të jetë një libër i thjeshtë, por një kërcënim për ta, një kërcenim edhe për karrierën artistike. Sepse Beyonce dhe Jay Z nuk janë personat që ne mund të mendojmë ne të vërtetë.
Këto janë disa nga sekretet që pritet të dalin në dritë:
-Martesa e tyre ka qenë bazuar në tradhëti, mungesë besimi, dhe biznese të pista. Katër vitet e fundit ata janë ndarë tre here, dhe në secilën prej tyre kanë diskutuar divorcin.
-Gjatë turit më të suksesshëm të karrierës së tyre ‘On The Run’ verën e kaluar, kanë patur aq diskutime të rënda me njëri-tjetrin saqë i nevojitej ndihma e një terapisti.
-Beyonce e akuzon Jay Z se e ka tradhëtuar dhe jo vetëm një here, por në njerën prej tyre këngëtarja ka vënë gishtin mbi Rita Orën, këngëtaren shqipëtare.
-Beyonce ishte dhe vazhdon të jetë e frikësuar për martesën e saj. Gjithnjë këngëtarja e ka ditur se ajo është në prag të humnerës./E.B
Add new comment