M. Nano i përgjigjet shane-s

Postuar në 14 Gusht, 2011 06:58

Në fund të shkrimit “Ndërkombëtarët e Tiranës, dhe një dossier i huffpost.com-it” do të gjeni një koment të shane-s, ku thuhet, se “autoritetet ruse, sipas shtypit amerikan, kanë bërë një listë me emrat e ca amerikanëve, që s’duhet të hynë në territorin e republikës ruse. Të njëjtën gjë ka kërkuar dhe Mustafa Nano disa ditë më parë”. Nuk e di se cilit shkrim apo cilit qëndrim timit i referohet kur thotë “ca ditë më parë”. Nëse i referohet shkrimit në fjalë, më duhet të them se ka zgjedhur syzet që don për ta lexuar. Dhe merret vesh se janë syze me numër të gabuar. Në shkrim unë them në thelb, që “sublimimi i opinioneve të të huajve mbi Shqipërinë është një pesë me hiç“, që “atyre nuk është e thënë t’u digjet barku për vendin tonë”, që “ndërtimi i demokracisë e i shtetit ligjor duhet bërë nga ne, vetëm nga ne, e nga askush tjetër”. Kaq. Çdo lexim tjetër më duket spekulativ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.