Kuptimet e logove më të njohura në botë

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 05:24

Shohim kudo websiden amazon.com, apo stemën e Audi, BMW, Mercedes Benz etj. Por çfarë kuptimi fshihet pas tyre ?

-Amazon.com ka dhe një shigjetë në formën e një fytyre të buzëqeshur dhe  e gjithë kjo ka kuptimin e një game të gjerë të artikujve në dispozicion për shitje me pakicë nga Amazon, nga A në Z.

 

-Logo kompanisë ‘Apple’ është marrë nga historia e mollës së kafshuar të Adamit dhe Evës (historia e parë që gjendet në Bibël.) Molla gjithashtu përfaqëson pemën e dijes.

 

- Katër rrathët e Audit, përfaqësojnë katër kompanitë të cilat ishin pjesë e Auto-Union Consortium në 1932 të quajtura, DKW, Horch, Wanderer dhe Audi.

 

- Logo e BMW tregon një helikë në lëvizje , me pjesën blu përfaqëson qiellin. Kjo është për shkak të rolit të kompanisë së ndërtimit të motorëve të avionëve për ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

-Tre kulmet e logos së Mercedes Benz përfaqësojnë dominimin mbi tokë, det dhe qiell.

 

-Në logon e TOYOTA-s ndodhen 3 eklipse, njëri prej tyre përfaqëson zemrën e konsumatorit, një tjetër zemrën e produktit ndërsa e fundit zemrën e progresit teknologjik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.