Kelly Clarkson kujdeset e vetme për River Rose

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 04:45

Pavarësisht angazhimeve të shumta  në karrierën muzikore,kengëtarja Kelly Clarkson në asnjë moment nuk lë pas dore familjen e saj. Përpara nje koncerti që do të zhvillonte ne Oklahoma, ajo ka postuar në Instagram një foto me vajzën e quajtur River Rose. I pranishëm këtë herë nuk ishte bashkëshorti i krijueses së hitit ‘Behind these hazel eyes’ , Brandon Blackstok.

 

Është e dukshme që këngëtarja nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur linjave të saj trupore. Kujtojmë se më parë ajo ka dhënë një intervistë ku shprehej se ky nuk ishte problemi kryesor për të. Kelly tha: “Vë re se përmendem shpesh për kilogramët e mi të tepërt, por nuk e kuptoj përse. Nuk kam pretenduar kurrë që të dukem si Gisele Bunchen (modelja më e famshme dhe e pasur në botë). Shoh që ata presin shumë. Kur njerëzit flasin për peshën time kuptoj që kanë problem me këtë gjë, ndërsa unë jo.”

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.