Katy Perry selfie me flokë lejla

Këngëtarja e mirënjohur Katy Perry vazhdon që të eksperimentojë me lukun e saj. Këtë herë krijuesja e hitit ‘Wide Awake’ ka postuar një selfie në Instagram , ku tregon ngjyrën e re të flokëve , lejla. Mbi këtë fotografi ajo shkroi se i duket vetja si një vajzë kolegji, dhe mbase përgjegjëse për këtë është veshja e saj.
Përsa i përketë jetës sentimentale , Katy Perry vazhdon që të mbetet single. Lidhja e fundit ishte ajo me John Mayer e cila kishte nisur dy vite më parë. Ndonëse janë ndarë disa here gjatë kësaj kohe , ata kishin hedhur goxha hapa serioz, si bashkëjetesa. Pas fundit të romances u përfol se Katy nisi një lidhje me Dj Diplo, madje nëna e tij shprehej se do të dëshironte ta takonte Katyn, por Dj Diplo dhe këngëtarja nuk janë shfaqur më në publik.
Add new comment