Ish-zv/ministri Dritan Hila tallet me Kokëdhimën: Saranda ku punoi Naim Frashëri do qeveriset nga një çupë anonime. Faleminderit Koço, ne të meritojmë ty

Postuar në 28 Qershor, 2015 00:29

Ish-zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila deklaroi para pak muajsh se do të tërhiqej nga politika. Megjithatë ai ka sulmuar herë pas here qeverinë Rama për të cilën punoi për gati dy vjet. Në një status të fundit ai ironizon me ndërtimet në bregdetin shqiptar dhe me deputetin Koço Kokëdhima. “Saranda, e parë nga grykëderdhja e Bistrices, ose ndryshe kanali i Çukes. E quajtur nga Musolini Porto Eda, e projektuar dhe ndërtuar nga inxhiniere italiane me godina dy katëshe me gur te gdhendur dhe vila një katëshe të mbytura nga bukovilet. Godinat zbrisnin në shëtitoren buze Jonit, me shkalle guri. Dikur këtu ka punuar Naim Frasheri.  Tani është mbytur nga betoni i ndërtuesve banalë shqiptar. Do të qeveriset nga një çupe anonime që nuk e njeh kush. Faleminderit Koço. Ne të meritojmë ty. Ne meritojmë gjithçka”, shkruan Hila.

Comments

Submitted by Natyralisti (not verified) on

<p>Domzdo,meritojme Koçon kanabist lazarian,sekreatin e rinise te kohes se partise,pisnesmenin e &quot;demokracise&quot;.Meritojme e ç&#39;nuk meritojme.</p><p>Lum ne,mjer ne.Sidoqofte,militantet u vene pas,i duan i votojne,qe nga sala tek lala.Brohorasin,ngjyren,mbushin sheshet,nga sot e mot.Kemi brohoritur,V.Emanuelin,Zogun,Enverin,Titon,Stalinin,Mao Ce Dunin,Salen,Nanon,edin.lulin.Kemi share e flijuar evropin,ameriken,talanin e ku di une.Rroft mbreti,posht mbreti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.