Ish e dashura e Chris Brown shporr nga shtëpia njerëzit e Oprah Winfrey :’Ata nuk mbajtën premtimin’

Karrueche Tran largoi nga shtëpia vetëm pak minuta pasi nisi intervista njerëzit e Oprah Winfrey. U tha se producentët i kihsin premtuar modeles që kjo do të sihte një intervistë ‘pozitive’ dhe gazetarja nuk e mbajti fjalën. Atmosfera përreth u nxeh kur biseda u përqëndrua tek Chris Brown.
Gazetarja e pyeti nëse Karrueche kishte fjetur me Chris vetëm sepse ai ishte i famshëm ndërkohë që modelja shpjegoi se ata fjetën bashkë shumë muaj pas njohjes, dhe fama e Chris nuk ishte arsyeja përse kryen marrëdhënie. Megjithatë intervistuesja nuk u ndal me ‘ngacmimet’ dhe dëshironte të dinte përse u lidh me këngëtarin pasi ai dhunoi fizikishr Rihannën, por sërish me modesti modelja tha se të gjithë meritojnë një mundësi të dytë.
Menaxheri i Karrueche nuk e lejoi gazetaren që të vazhdonte më tej pasi ajo e konfirmoi disa here se Chris e kishte tradhëtuar Karrueche dhe persëri ajo ishte kthyer me këngëtarin. Modelja shprehet se producentët shkelën fjalën dhe gazetarja mori atë që meritonte ./E.B
Add new comment