Historia e vajzës qe la Britaninë për ISIS, përballon torturat e tyre dhe i shpëton plumbave me fëmijën në krahë

Postuar në 16 Janar, 2015 06:42

Jeta mund të ndryshojë në një mënyrë shumë të cuditshme në momentin që merren vendime të nxituara, sidomos në qoftë se flasim për nënën e një fëmije. Kjo është historia e një vajze 25-vjecare e cila krejt papritur braktis Mbretërinë e Bashkuar për t`ju bashkuar ISIS dhe më pas… PENDOHET!

 

HISTORIA E TERENA SHAKIL

Ishte një nxënëse shumë e mire, dhe një vajzë nromale, me preferencat e saj për bandat muzikore, filmat e telenovelat, asnjëherë me parë nuk e kishte bërë familjen të mendonte se do të ndodhte ajo që ndodhi, largimi i pakuptueshëm në Siri. Terena Shakil 25-vjec, dhe nëna e një djali nëntorin e 2014 u largua drejt Sirisë për t’ju bashkuar forcave luftëtare ISIS, sigurisht që me vete mbante edhe të birin. Në dukje të parë gjithcka po shkonte shumë mire, here pas here ajo i dërgonte familjes Selfie bashkë me djalin për të vërtetuar mirëqenien e supozuar në vendin e tmerrit. Pak javë pasi u shpërngul, Terena Shakil hapi një profil në rrjetin social Facebook jo me emrin e saj të vërtetë , duke postuar shpesh mesazhet e ekstremistëve islamikë, madje në të dhënat rreth vetes e cilësonte me të mëdha veten si SKLLAVE E ALLAHUT.

 

Sipas një miku të vajzës ajo nuk mund të duronte dot më situatën e krijuar… Ekstremistët Islamikë e detyruan që të martohej me një burrë, por ajo refuzoi, këtu nisi dhe dhuna fizike në mënyrë të vazhdueshme kundret Terena Shakil. Guximtarja e cila mbante në krahë të birin, shkoi në një shtëpi ku ndodhej dhe passaporta e saj, e vodhi dhe më pas u largua. Natyrisht kjo prone ruhej nga roje të armatosura të cilët për një arsyje apo një tjetër nuk qëlluan drejt saj (mbase për faktin e kishte të birin në krahë). E zbathur, me këmbët që i kullonin gjak dhe me shenja në trupTerena Shakil arriti në kufirin turk, ku ju lut e ju përgjërua rojeve kufitare të mos qëllonin.

Ato e dërguan menjëherë drejt autoriteteve, ku ndodhet edhe momentalisht. Ndërsa babai i saj Muhamed, edhë nisur drejt Turqisë, për të marr të bijën e ta rikthejë shëndoshë e mire në shtëpi, ne Britani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.