Hidhet në treg molla e modifikuar genetikisht

Departamenti amerikan i Agrikulturës miratoi dje licencën e shitjes së mollës së parë të modifikuar genetikisht. Molla “Arctic” është krijuar nga kompania kanadeze Okanagan Speciality Fruits Inc. dhe i reziston ngyrosjes natyrale që merr molla pasi pritet. Kjo e bën mollën të jetë e përshtatshme për restorante apo edhe linja ajrore, ku shërbehen asortimente të tilla. Departamenti që dha lejen e shitjes deklaroi se molla “Arctic” nuk paraqet rrezik për bimët apo produktet e tjera kur kultivohet.
http://www.wsj.com/articles/first-genetically-modified-apple...
Add new comment