FOTO E DITËS: Ja përse ngre duart lart e tmerruar kjo vajzë 4-vjeçare!

Kjo vajzë katër vjecare nga Siria që mendohet të jetë Adi Hudea, brenda pak orësh ka arritur që të pushojë internetin. Fotoreporterja Nadia Abu Shaban postoi pikërisht këtë foto në Twitter, duke sqaruar reagimin e së voglës e njëkohësisht duke i bërë thirrje OKB.
Adi Hudea nuk po e bën këtë veprim për të luajtur, asaj i është dukur aparati fotografik si një automatik, dhe duart e saj lartë janë një shenjë dorëzimi në këmbim të faljes së jetës. Kjo foto tregon edhe njëherë tjetër se me cfarë frymë po rritet brezi i ri, tërësisht i terrorizuar nën zhurmën e krismave..!!!
Përmendim se javën e kaluar Kombet e Bashkuara raportuan se më të prekurit nga situata e krijuar (tashmë prej katër vitesh) në Siri janë fëmijët, dhe pasojat e kësaj lufte do t`i shoqërojnë për një periudhë të gjatë kohore./E.B
Add new comment