Edhe Iggy Azalea i bashkohet yjeve që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Ja çfarë ndryshoi këngëtarja tek vetja.

Na bëri të gjithë të mendonim se për format e saj trupore Iggy Azalea kishte punuar me përkushtim, por këngëtarja rrefeu të kundërtën në intervistën që dha. 24-vjearja australiane pranon se katër muaj më parë ajo kreu ndërjyrje kirurgjikale në gjoks.
Krijuesja e hitit ‘Fancy’ thotë:’Katër muaj më parë rrita masën e gjoksit tim, nëse nuk do ta bëje do të më mbetej peng për të gjithë jetën. Vendosa ta mbaja sekret qëkjo të mos ndikonte tek fanset e mia, nuk dua që ato të ndiheshin keq për trupin e tyre. Por të them të vërtetën u lodha duke veshur costume me mbushje në koncerte. Njëkohësisht mu kërkua edhe që të zvogëloja hundën, por për këtë nuk pranova.’/E.B
Add new comment