Dhuratës 200 mijë $ të Iggy Azaleas, i dashuri i përgjigjet me ‘vlerësimin për gjithë jetën’

Postuar në 26 Dhjetor, 2014 01:44

Zemërgjerësia e Iggy Azaleas ishte dicka e admirueshme.. Këngëtarja i ka dhuruar të dashurit Nick Young, një makinë të tipit Chevrolet Impala të vitit 1962, ndërsa ai i është përgjigjur me një varse në formën e një zemre, e cila përmbante gurë diamante. Iggy dukej shumë e lumtur për këtë vlerësim, që Nick i bëri dhe e postoi menjëherë në rrjetet sociale.

 

Krijuesja e hitit ‘Fancy’siguroi se ishte tërësisht e dashuruar pas basketbollistit të NBA. Ndonëse ende nuk dihet se sa mund të ketë kushtuar ajo varëse, kujtojmë se diamanti është shenja e adhurimit, dashurisë, dhe vlerësimit për të gjithë jetën, ndërsa makina klasike e Nick, Iggyt mendohet t’I ketë kushtuar 200 mijë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.