Dedikimi i rrallë që mund t`i bëjë ish-bashkëshortja një mashkulli.
Janë ndarë pak muaj më parë,dhe martesa e tyre nuk zgjati as një vit, megjithatë kjo nuk do të thotë se modelja Amber Rose nuk ndjen më asgjë për Wiz Khalifën.
Me zemër të thyer Amber i ka bërë një dedikim shumë prekës rreperit, ku shkruan:’Dicka mes nesh shkoi keq dhe mbase nuk do te jemi më kurrë bashkë (edhe përse lutem, ëndërroj dhe shpresoj që të kthehemi) ai do të jetë përgjithmonë dashuria e jetës sime. Mediat nuk na e bëjnë aspak të lehtë, por ne duhet të jetojmë realitetin, jo virtualitetin. ’
Ajo vazhdon:’Gjithnjë do të kemi dicka që na bashkon, djalin tonë të bukur Sebastian. Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të marrëdhënies sonë, zemra ime rreth vetëm për të cdo ditë të jetës. U lodha duke ‘u shtirur’ sikur jam e lumtur edhe pa të, nuk jam. Ai më bën të lumtur. Ai është i vetmi që mund të më bëjë. ’/E.B
Add new comment