Cameron Diaz:’Ja përse prita deri tani për t’u martuar’

Në një deklaratë që ka dhënë së fundmi Cameron Diaz, një aktore në moshë të konsuderueshme, zbuloi arsyen përse priti deri tani për t`i thënë ‘Po’, një mashkulli, dhe përse Benji Madden, eshte i duhuri për të. Ish partnerja e Justin Timberlake tha :”Prita për një kohë të gjatë, sepse nuk dëshiroja që të merrja vendimin e gabuar, për më tepër që bëhet fjalë për jetën time, dhe tani jam shumë e lumtur.”
Duke përshkruar me krenari virtytet e Benji Madden, i cili tashmë është bashkëshorti i Cameron, aktorja vazhdoi:”Tani kam mashkullin më të mirë në botë. Ai është mashkulli im special. Ai është imi.”Ndërsa përsa i përketë dasmës që u zhvillua ditën e hënë të kësaj jave, jane zbuluar dhe disa të ftuar të tjerë, Gwyneth Paltrow, Reese Witherspoon, shoqëruesja e nuses Drew Barrymore, Samantha Ronson, Toni Collette, Nancy Juvonen, Judd Apatow, Leslie Mann, Lionel Ritchie, Nicole Ritchie, Wiz Khalifa etj.
Add new comment