Burgaj në prokurori për 21 janarin: Urdhër arrestet nuk i zbatova se kishin lapsus ortografik

Postuar në 02 Shkurt, 2015 12:19

“Lapsusi ortografik” ka qenë arsyeja që ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, nuk ka zbatuar urdhër-arrestet e lëshuara nga prokuroria për gardistët e akuzuar të ngjarjeve të 21 janarit 2011. Burgaj dhe ish-zëvendësi i tij Agron Kuliçaj, janë thirrur sot në Prokurori, për t’u marrë në pyetje në lidhje këtë çështje. Sipas Burgajt, pasi lapsusi u korrigjua, më pas zbatimi i urdhër-arresteve ka qenë kompetencë e drejtorisë së Tiranës.

Kuliçaj dhe Burgaj janë paraqitur këtë të hënë në zyrën e prokurorit Ndini Tavani, ku në statusin e personave nën hetim, kanë dhënë deklarimet e tyre. I vetmi që ka pranuar të dëshmojë ka qenë Burgaj, për të cilin duhej të vinte 21 janari që të zbulonte natyrën e fshehtë prej maniaku të drejtshkrimit, ndërsa vartësi i tij Kuliçaj, ka deklaruar se do të paraqitet në një moment të dytë në prani të avokatit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.