Bradley Cooper flet për refuzimin ndaj Taylor Swift

Postuar në 07 Janar, 2015 12:11

Është një personazh publik, dhe thashethemet mbase edhe të pakuptimta, janë dicka që Bradley Cooper nuk mund t`i evitojë. Ishin përhapur fjale se aktori kishte refuzuar Taylor Swift. Këngëtarja amerikane, e cila fillimisht u bë e famshme falë rymës muzikore country, thuhej se i kishte kërkuar Bradleyt që ta takonte, sepse ishte e interesuar për të, dhe nuk po flasim për aspektin miqësor. Simpatia e Taylor Swift, ishte aq e madhe ndaj Z.Cooper, saqë ajo dëshironte që ai të bëhej partneri i saj, dhe Bradley e refuzoi pasi këngëtarja ishte shumë e re për të.

 

Ndersa në intervistën e fundit që ka dhënë Bradley Cooper, mohoi gjithcka, teksa rrefeu:”Budallallëqe kjo nuk është e vërtetë.” Por pas cdo të keqe ka edhe një të mirë, fatmirësisht Bradley Cooper, nuk do te jetë ‘lidhja e dështuar’ e Taylor, dhe frymëzimi i saj i rradhës për këngën e re. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.