Avril Lavigne zbulon ‘fiksimin’ e saj të momentit

Këngëtarja Avril Lavingne më në fund ka hedhur poshtë thashethemet e panumërta që qarkullojnë kudo për të. Fillimin e këtij muaji mësuam se Avril kishte disa probleme shëndetësore, por që për publikun mbetën mister, dhe kjo pasi këngëtarja vendosi të mos tregohej transparente me ne. Gjithçka e thënë nga Avril ishte :”I kërkoj ndjesë fansave të mi që nuk i jam gjendur pranë por kam probleme të rënda shëndetësore.” Ky ishte statusi i saj fundit në twitter.
U tha se këngëtarja mund te jetë në prag të divorcit, apo mbase edhe i ka nisur procedurat. Ndërsa të tjerë burime siguronin se ajo po përpiqej të fshehte të vërtetën, sepse këngëtarja ndodhej në një qendër rehabilitimi. Sidoqoftë statusi i saj i fundit në rrjetet sociale sqaron gjithcka. ‘Thashethemet se unë ndodhem në një qendër rehabilitimi nuk janë të vërteta. E vetmja gjë pas të cilës jam fiksuar pë momentin është muzika klasike. Gëzuar Krishtlindjet.’
Add new comment