Adele hedh poshtë fjalët se është ndarë nga Simon, dhe vazhdon të jetojë larg tij
U përhapën fjalë gjatë javës së kaluar se cifti i njohur Adele, dhe Simon Konescki, ishin ndarë. Kjo u mësua jo vetëm sepse e pohoi një burim, por edhe sepse u shkrepën foto të ciftit që jetonin larg njëri tjetrit. Ndërkohë që Simon supozohej të kishte marrë sërish statusin : Beqar, Adele qëndronte në shtëpi duke u kujdesur për djalin e tyre të vogël Angelo.
Mjaftoi vetëm një status në twitter nga ana e këngëtares për të hedhur poshtë gjithcka, ndonëse për disa prej nesh tingëlloi si dicka e pabesueshme. Adele shkruan: ‘Ju uroj të gjithëve gëzuar Vitin e Ri. Unë dhe Simon vazhdojnë që të jemi shumë pranë njëri-tjetrit.’ Ndërsa menjëherë pas këtij publikimi, Adele është parë rrugës për në palestër, ndërsa Simon në një qytet tjetër , pranë miqve të tij.
Add new comment