Rusia u përgatit shumë mirë pasi sanksionet nuk po ndikojnë

Postuar në 21 Mars, 2023 14:36

Rusia bëri një punë shumë të mirë përgatitore për luftën në Ukrainë. Pohimi i papritur krahasuar me komentet e deritanishme për çështjen e invazionit në Ukrainë vjen nga një ish-pjesëtar i KGB-së, shërbimit sekret, apo më mirë aparatit të sigurisë të Bashkimit Sovjetik, Jack Barsky. Në një intervistë për “Kathimerini”, Barsky jep disa mendime për konfliktin dhe planfikimin eventual në shtabin rus të shërbimeve inteligjente. Që duket se kanë gabuar dhe keqllogaritur vetëm reagimin ukrainas.

Mendoj se Rusia bëri një punë shumë të mirë përgatitore, për shkak se sanksionet nuk kanë ndikuar në sjelljen e saj. Ka shumë vende që janë miqësore me Rusinë që nuk i përkasin Perëndimit si Kina, Irani dhe Korea e veriut. Kemi edhe vendet neutral që po bëjnë biznes hapur me Rusinë, ku spikat India…Putin po fiton më shumë para nga eksportet e gazit dhe naftës sesa para luftës. Shërbimet e inteligjencës dështuan keq në mosllogaritjen e shpirtit luftarak të Ukrainës. Duhet ta dinin këtë. Do ua kisha thënë. Ukrainasit janë skajshmërisht nacionalistë dhe kanë një histori lufte me rusët…

shprehet Barsky që shton se strategjia e gabuar ruse në këtë rast konsiston në injorimin e faktit historik se asnjë ushtri nuk fiton dot kundër një vendi të tërë.

Më tej, Barsky shton se se Vladimir Putin do të vazhdojë të bëjë këtë që ka nisur, ndërkohë që realiteti do parë në sy: ai ka mbështetjen e shumicës së rusëve dhe se kushdo që thotë se Putin manipuloi zgjedhjet, në të vërtetë po gënjen. Sa për ta ilustruar këtë, Barsky sjell për krahasim rastin e Hitlerit.

Ai pati 22 vjet për të bindur popullin rus se Perëndimi do të dobësojë Rusinë dhe se NATO po zgjerohet, që ishte e vërtetë dhe kur çdo gjë shkonte keq në Rusi, ai do të fajësonte SHBA-të dhe NATO-n…Si gjerman kam pyetur përherë sesi kombi gjerman ra pre e gënjeshtrave të Hitlerit. Hiteri kishte rreth 12 vjet për të bërë shpëlarje truri gjermanëve. Shpëlarja e trurit ndodhi efektivisht qysh 3-5 vitet e para. Hitleri pati 12 vjet për të bërë shpëlarjen e trurit të popullit më inteligjent në botë dhe Putin kishte 22 vjet për të njëjtën gjë. Dhe rusët nuk janë në përgjithësi edhe aq të arsimuar sa gjermanët. Ndaj nxirreni vetë përfundimin

shprehet Barsky.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Tek klikoj tek "respublica", me bien ne sy si shume info nga kendveshtrimi i pales tjeter. E kam fjalen per luften ne Ukraine. Pothuajse i gjithe informacioni qe jepet ketu, eshte nga kendveshtrimi i pales "tjeter", dmth asaj ruse. Te gjitha kendveshtrimet duhet te merren parasysh nga nje gazetari e vertete dhe e pavarur... mund te me thone! Ne parim keshtu eshte, por me kete gjene parimore mund te abuzohet pafund, dhe c'eshte me e keqja, edhe ne menyre te paqellimshme; them ne menyre te paqellimshme, sepse sherbimin me te madh nje propagande cfaredo, me te madh edhe sesa mbeshtetesit me te fuqishem hapur pro saj, ia bejne pikerisht keta paqellimkeqet. Te jesh i pavarur ne percjelljen e informacionit, por edhe si gazetar ne pergjithesi, nuk mjafton vetem deshira per te qene i tille; eshte naive ta besosh kete; duhet, pervec kesaj deshires, edhe mencuri e zgjuarsi; dhe kete nuk e kane te gjithe, dhe as mund ta kene; prandaj gazetaret e vertete jane te rralle, shume te rralle.
Po ju tregoj nje rast te vertete nga Italia: nje shkrimtar i njohur italian, i ekstremit te majte, jep nje interviste me lot ne sy, sesi pegjate disa dekadave qe ai kishte botuar artikuj pafund ne gazeten e tij te preferuar - behet fjale per kohen e terrorizmit te Brigadave te Kuqe - kur kritikonte meseshumti nderhyrjen brutale te imperializmit amerikan ne politiken italiane, kjo gazete na paskesh qene e financuar gjate gjithe kohes nga ... CIA! Kete te fundit, CIA-n pra, nuk e paskeshin bezdisur aspak shkrimet anti-amerikane te intelektualit te mirenjohur majtist dhe shume kolegeve te tij qe botonin shkrimet aty; mjaftonte vetem pak ndryshim milimetrik i shenjestres, atehere kur u duhej dhe aty kur u nevojitej, pa le ta shanin SHBA-ne dite e nate!
Corodia qe sjell tek lexuesi i "Respublica", moria e informacioneve nga "kendveshtrimi tjeter" duke a kaluar keshtu cakun e deshires per paanesi ne percjellje te lajmit, eshte e dukshme dhe nuk e di se kujt i sherben.

Submitted by redaksia on

Falemnderit! Shpetova nga ngashërimi publik se i kisha mbushur mendjen vetes të jepja interviste kur te rritem. 

Submitted by Adnan (not verified) on

Se pse nuk me duket e vecante as qe nje spiun sovjetik te shtrihet gjere e gjate ne gazeten kryesore proqeveritare greke, as qe Respublika te marre nje burim grek per te pasqyruar pikpamjet e nje ish KGBisti, nuk e di.
Ama perket diversifikimit te paleve, mire beni se na u bene bajate kto lajmet qe Ruset leshojne 37 raketa, vriten 2 civile e plagoset nje ushtare ukrahinas, pastaj leshojne keta 2 raketa e vriten 132 ushtare rus, shkaterrohen 30 tanke, e plagoset 1 civil.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.