Bankat fituan 24 mln dollarë në dy muaj

Kreditë me probleme vazhduan rritjen edhe gjatë dy muajve të parë të këtij viti ndonëse me ritme disi më të ulta krahasuar me periudhat e mëparshme. Të dhënat paraprake të Shoqatës së Bankave tregojnë se niveli i kredive me probleme arriti në 19.1 për qind në fund të shkurtit nga 18.9 për qind që ishte në janar. E përkthyer në vlerë monetare, përllogaritet që rreth 1.6 miliardë lekë të jetë futur rishtazi gjatë muajit shkurt në listën e kredive me probleme.
Megjithatë, të dhënat tregojnë se bankat i kanë mbyllur me fitim dy muajt e parë të këtij viti. Raportohet se fitimi i arritur gjatë janar-shkurtit 2012 është rreth 2.5 miliardë lekë. Ky është një fitim i kënaqshëm krahasuar me muajt e parë të vitit të shkuar. Rritja e ngadaltë e kredive me probleme, ndryshe nga gjysma e parë e vitit 2011, ka bërë që bankat të jenë më pak të detyruara të rrisin fondin rezervë për këto kredi. Krahas kësaj, gjatë periudhës në fjalë, bankat kanë mbajtur kryesisht një diferencë më të madhe midis interesave të kredive dhe atyre të depozitave për shkak edhe të zhvillimeve ekonomike në vend. Një gjë e tillë është pasqyruar në rritjen e mëtejshme të fitimeve.
S.E.
Comments
Pse nuk e hap gurmazin Edi
<p>Pse nuk e hap gurmazin Edi Rama dhe Partia Socialiste dhe te kerkojne qe BANKAT qe merrkan tere keto fitime te majme - te paguajne me shume taksa ? Pse eshte Edi Rama kunder pronarit te vogel e te mesem - dhe kerkon qe keta te paguajne me shume - por ne fjalimet e tija ai kurr nuk i permend BANKAT apo INDUSTRITE qe nuk paguajne as 1/10 e asaj qe duhet te paguajne? </p><p>Ik o Ed Rama ik - se nuk merr ti vota mo - sa te jesh ti ne krye te PS-se - ajo parti do te vazhdoje te jete ne OPOZITE !</p><p> </p>
Add new comment